Rend dhe Ligj

Dhunoi nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një person, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij.

Policia thotë se është arrestuar shtetasi me inicialet F. A, 41 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i 41-vjeçarit është bërë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë