Rend dhe Ligj

Dhunon dhe hedh nga kati i dytë ish-bashkëshorten, pranga 47-vjeçarit nga Roskoveci

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Patos, ku një person ka dhunuar dhe ka hedhur ish-gruan nga kati i dytë i banesës.

Policia thotë se 47-vjeçari me inicialet S. Rr. banues në Kurian, Roskovec dje ka shkuar në shtëpinë e ish-gruas në Patos, duke e keqtrajtuar dhe më pas e ka hedhur nga kati i dytë i banesës.

38-vjeçarja me inicialet E. S. ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata, por kjo nuk e pengoi ish-burrin që t’i shkonte në shtëpi, ta dhunonte dhe ta hidhte nga kati i dytë. 38-vjeçarja ndodhet në spitalin rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ish-burri në qeli.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë, “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë