Rend dhe Ligj

Dhunon krushkën, arrestohet 52-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi akuzohet për dhunë.

Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Dingo, i cili ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe është konfliktuar me krushkën e tij, 54-vjeçaren U. K., duke e dhunuar.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 52-vjeçarin, i cili ka rezultuar se ka qenë me masën “arrest shtëpie”.

Ndërkohë, krushqit e 52-vjeçarit jetonin në të njëjtën lagje me dhunuesin, në qytetin e Beratit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë