Politike

Di Maio: Mbështesim Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE-së

Luixhi Di Maio, Ministri i Jashtëm i Italisë, gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se mbështet vendin tonë në rrugën drejt integrimit në BE.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE-së. E mbështesim hapjen e negociatave. Diskutimi që patëm në komitet ishte frytdhënës dhe muajt e ardhshëm kemi si objektiv që idetë t’i realizojmë.

Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit, çka do të ishte një mesazh besimi për gjithë rajonin e Ballkanit. Sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjithë sektorët. Italia është klienti i parë i Shqipërisë dhe kjo na bën krenarë.

Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Mali i Zi, na çojnë në këtë drejtim”, – theksoi mes të tjerash Di Maio.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë