Futboll

Dibala-Grizman, “L’Equipe” zbulon shkëmbimin e bujshëm në merkato

Grizman te Juventusi dhe Dibala te Barcelona. Lajmi i bujshëm vjen nga Franca. Sipas prestigjiozes “L’Equipe”, klubi katalanas ka menduar t’i propozojë Juventusit këtë shkëmbim, pasi orët e fundit kanë ngecur bisedimet për rikthimin e sulmuesit francez tek Atletiko Madrid, në shkëmbim të Saul Niguez.

Paulo Dibala është një lojtar i kërkuar edhe më parë nga Barcelona, ndërsa Grizman duket se ka përfunduar në listën e atyre që do të sakrifikohen për për të rregulluar bilancin, për të kursyer sa më shumë në totalin e pagave. Pak ditë më parë francezi dukej shumë pranë rikthimit te skuadra e Simeones, por drejtuesit e Atletiko Madridit po shohin oferta të tjera më të mira për mesfushorin Saul Niguez, që do të shkëmbehej me Grizmanin. Oferta konkrete që vijnë nga Premier Liga për mesfushorin spanjoll.

Paulo Dibala. Gazeta Si, 20 korrik 2021

E përditshmja franceze nuk flet për një fakt të kryer, por vetëm një ide të momentit sa i takon shkëmbimit Grizman-Dibala. Propozimi konkret nuk ka mbërritur ende në tavolinën e drejtuesve të klubit bardhezi. Këta të fundit në fakt janë duke punuar edhe për rinovimin e kontratës së argjentinasit, që konsiderohet një element shumë i rëndësishëm nga trajneri Masimiliano Alegri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë