Rend dhe Ligj

Digjet autobusi në Fier, nuk ka dëme në njerëz

Një autobus në Fier që transportonte punëtorët e një fasonerie ka marrë flakë dhe për pasojë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Autobusi ishte i një firme, e cila transportonte punëtorët nga fshati Peshtan, Kafaraj, Frakull dhe më gjerë, ndërsa djegia ka ndodhur në fshatin Peshtan Shtanas, të Njësisë Administrative Levan.

Në momentin e djegies autobusi ka qenë i parkuar dhe fatmirësisht pa udhëtarë, pra nuk ka pasur dëme në njerëz.                

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje, nëse ka qenë e qëllimshme apo jo, por sipas banorëve aty pranë dhe vetë shoferit dëmet kanë qenë të konsiderueshme. Pasi përveçse jashtë mjeti është djegur edhe brenda.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë