Ka ndodhur

Digjet furgoni brenda oborrit të shtëpisë në Pogradec

Gazeta Si – Një automjet furgon tip “Benz” ka marrë flakë pas mesnatë së kësaj të mërkure në Leshnicë të Pogradecit.

Sipas policisë, automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës dhe dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 dhe automjeti në pronësi të shtetasit L.P., 46 vjeç ka qenë i parkuar në oborrin e banesës.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. “Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë