Një makinë në Vlorë është djegur gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:10 në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.
Policia thotë se ka marrë flakë makina tip ‘Mitsubishi Pajero’, ku zjarri ka djegur pjesën e përparme.
Po ashtu bëhet e ditur se mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet M. N, punonjës i Doganës.
Nga flakët ka pësuar dëmtime dhe një tjetër makinë që ka qenë e parkuar pranë, tip “Opel”.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje