Komunitet

Digjitalizimi dhe riformatimi i drejtorive, Kadastra kërkon punonjës

Agjencisë Shtetërore e Kadastrës ka hapur thirrjen për 230 punonjës të rinj në kuadër të projektit dyvjeçar për digjitalizimin. Thirrja u njoftua nga kreu i ASHK-së, Artan Lame.

“Janë 230 vende pune për projektin e digjitalizimit me afat 2-vjeçar. Në vitin e parë procesi do të kryhet në bregdet dhe në Elbasan dhe Tiranë dhe në vitin e dytë në pjesën tjetër të vendit”, tha Lame.

Kreu i Kadastrës tha se veç këtyre vendeve për digjitalizimin ASHK është në kërkim edhe të inxhinierëve dhe specialistëve në kuadër të riformatimit të drejtorive rajonale problematike. Njëra prej tyre është ajo e Durrësit, që së fundmi u shkri komplet, ndërsa disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë janë kallëzuar nga njësia antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë.

“Jemi në një strukturë të re të Kadastrës, ku është miratuar edhe riformatimi drejtorive rajonale që kanë pasur probleme kohët e fundit. Vendet e punës janë krijuar për dy arsye. Largime të atyre që nuk e përballuan dot ritmin tonë, apo që nuk deshën të kuptojnë që Kadastra e re nuk mund të vazhdojë me hipotekën e vjetër. Kemi pasur largime vullnetare dhe të dhunshme punonjësisht, në kuptimin mediatik të fjalës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë