Bota

‘Dikush la një çantë të zezë dhe iku me vrap’, objekt i dyshimtë para ambasadës ruse në Selanik!

Një objekt i dyshimtë është gjetur para konsullatës ruse në Selanik të Greqisë. Sipas mediave greke, një person i paidentifikuar ka lënë një çantë të zezë para konsullatës dhe më pas është larguar me vrap.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ndaluar qarkullimin për këmbësorët dhe automjetet në zonën rreth ambasadës ruse. Zyrtarët që ndodheshin në konsullatë u evakuuan dhe më pas u bë shpërthimi i kontrolluar i objektit të dyshimtë në çantën e zezë.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të kapur personin që la çantën dhe u largua me vrap.

Informacionet bëjnë me dije se objekti i dyshimtë është pikasur nga punonjësi i policisë në Konsullatë. Personi që la çantën është në kërkim nga policia.

Për shpërthimin e kontrolluar është ndjekur nga afër protokolli i evakuimit dhe kontrollit.

Siç u konstatua pas shpërthimit të kontrolluar, në çantën e zezë nuk kishte asnjë lëndë shpërthyese apo mjet shpërthyes. protothema.gr


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë