Futboll

Disiplina e ka me Partizanin: gjobë, dënim dhe paralajmërim për të kuqtë

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur sot për atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e fundit dhe sa i takon Superiores, janë marra masa vetëm për Partizanit. Klubi i kuq është gjobitur me 100 mijë lekë, pasi nuk përmbushi detyrimet për ndeshjen me Vllazninë. Kjo ndeshje nisi me vonesë, pasi në “Air Albania” nuk kishte autoambulancë.

Po ashtu, Disiplina ka dënuar me 2 ndeshje pezullim zyrtarin e klubit kryeqytetas, Reinaldo Kalari, ka paralajmëruar trajnerin Ilir Daja për sjellje josportive ndaj zyrtyarëve të ndeshjes dhe dhe ka nisur një hetim disiplinor për dy futbollistët Stenio Zhunior dhe Jasir Asani.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Zyrtari i Partizanit, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Partizanit, Ilir Daja, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore.
Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.
Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë