Futboll

Diskriminimi në futboll, Sedorf: Karton të verdhë për atë që mbulon gojën

Futboll dhe racizëm, një binom që është gjithmonë në qendër të kronikave. Për këtë temë ka folur së fundi në Këshillin Europian edhe Klarens Sedorf, në ditën kur UEFA ka dhënë dënimin prej 10 ndeshjesh për Ondrej Kudelan, lojtarin e Sllavias së Pragës, i cili ishte autor i një sulmi racist ndaj Glen Kamaras së Gllasgou Rejnxhërs.

Ish-lojtari holandez, në lidhje me episodet e javëve të fundit brenda dhe jashtë fushës, ka theksuar: “Po flasim për sport dhe gjithçka duhet të jetë transparente. Nuk mund të mbulosh gojën me dorë, nëse flet me një rival. Duhet ta ndalojmë këtë sjellje, duhet të jepet karton i verdhë për atë që e bën këtë gjest”.

Klrens Sedorf, ish-futbollist i Holan

Sedorf ka folur më tej edhe për ndryshimin e mentalitetit. “Nuk mund të jem i lumtur kur shoh që disa gjëra ndryshojnë kaq ngadalë, sepse nevoja është për një ndryshim urgjent”, – ka thënë ish-mesfushori i Milanit. Ai ka propozuar një plan edukimi në këtë drejtim për të zhdukur sa më parë nga futbolli sjelljet raciste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë