Ukraina ka hyrë në ditën e 11-të të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus. Mediat e huaja shkruajnë se këtë mëngjes kanë rënë sirenat e sulmit ajror në qytetin qendror të Poltava, i cili shtrihet midis Kievit dhe Kharkiv.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me 300 ligjvënës amerikanë të shtunën. Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin amerikan Biden të shtunën mbrëma.
NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë të ndaluar fluturimi, e cila mund t’i sjellë forcat perëndimore drejtpërdrejt në konfrontim ushtarak me Rusinë.
Udhëheqësi rus Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte një zonë të ndaluar fluturimi si një akt lufte.
Rusia vazhdon të bombardojë qytetin strategjik jugor të Mariupolit. Një armëpushim fillestar për të lejuar evakuimin e civilëve ka dështuar, thonë zyrtarët ukrainas.
Situata në Mariupol dhe rajoni i Sumy është në “prag të një katastrofe humanitare”, është shprehur një zyrtar i qeverisë ukrainase.
Nuk ka furnizim me energji elektrike ose ujë në dy qytete në rajonin e Sumy-t, shtoi këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko. Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë pezulluar të gjitha operacionet në Rusi. Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas do të takohen për një raund tjetër negociatash të hënën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje