Partia Demokratike thotë se 1 Maji, Dita e Punëtorëve i gjen qytetarët shqiptarë të papunë dhe me probleme e halle të shumëfishuara par shkak të krizës së koronavirusit.
“Kanë humbur rrogën e tyre të paktën 61 mijë kryefamiljarë, të ardhurën e vetme që shpeshherë ishte në kufijtë e pagës minimale. Ata humbën edhe ato pak para që i përdornin për të ushqyer fëmijët, për të paguar faturat e shtrenjtuara të dritave dhe të ujit, fatura që edhe në këtë kohë pandemie shteti ua kërkon një më një”, deklaroi nga Selia Blu, Dorian Teliti.
Teliti akuzon Qeverinë se ka braktisur qytetarët dhe është rreshtuar në krah të 10 oligarkëve.
“Siç edhe shihet qartë tashmë, Qeveria do të “shtrijë” kudo filozofinë e saj 7-vjeçare: “unë nuk punoj për njerëzit…kështu që as njerëzit s’kanë pse të punojnë”. Shteti i oligarkëve është forcë pushteti ndaj qytetarëve”, vijoi Teliti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje