Barack Obama mbush 60 vjeç të mërkurën (4 gusht). Ditëlindja e tij që pritet të organizohet në fundjave është shoqëruar me polemika sa i përket numrit të madh të ftuarve në mega festën që, ai po planifikon të organizojë në pronën e tij me pamje nga oqeani në ishullin Martha’s Vineyard, në Massachusetts.
Sipas burimeve pranë ish -presidentit, numri i të ftuarve arrin të paktën 700 vetë duke përfshire edhe personelin e shërbimit.
Deri më tani kanë konfirmuar ftesën 475 mysafirë ndër ta edhe Oprah Ëinfrey, George Clooney dhe Steven Spielberg.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti Joe Biden nuk do të jetë i pranishëm pasi do të kalojë një fundjave familjare në plazhin Rehoboth, Delaëare.
Përveç mysafirëve pritet të ketë rreth dyqind njerëz personel që do të kujdesen në të gjitha aspektet e organizimit.
Sidoqoftë, festimet do të mbahen jashtë dhe mysafirëve u është kërkuar pasaporta e vaksinimit ose një test negativ Covid.
Përkundër kësaj, shumë media po nënvizojnë faktin se autoritetet shëndetësore kanë këshilluar që të mos ketë tubime të mëdha nisur nga numri në rritje i rasteve të koronavirusit të lidhura mbi të gjitha me variantin Delta.
Massachusetts,(vendi ku do të organizojë festën Obama) është shteti që po përjeton rritje të infeksioneve midis të vaksinuarve.
Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, autoriteti më i lartë federal i shëndetit, 74% e njerëzve të infektuar në shtetin e Neë England kishin marrë vaksinën.
Ndërkohë, një personel mjekësor pritet të jetë i pranishëm në vilë në rast urgjence.
Sa i përket festimeve, një pjesë e argëtimit do t’i besohet grupit ikonik Pearl Jam, i cili do të përformojë drejtpërdrejt. Sipas thashethemeve të tjera për dhuratat, ish presidenti ka kërkuar që të shkojnë donacione në favor të të rinjve afrikano -amerikanë dhe familjeve të tyre si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në të gjithë botën.
Obama zakonisht organizon festa të mëdha për ditëlindjet e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje