Futboll

Dj Martin Garrix tregon himnin e Euro 2020 dhe eksperiencën me U2

Epike është fjala që shkon më shumë. E ka zgjedhur për të përkufizuar imazhin e koncertit të parë “live” pas pandemisë holandezi Martin Garrix, një nga dj më të njohur në planet, i zgjedhur nga UEFA për të kompozuar “We are the people” (Sony Music), këngën-himn zyrtar të Euro 2020, bashkë me Bono Voks dhe “The Edge”, zërin sumbol dhe kitaristin e grupit të njohur U2.

“Kur UEFA më telefonoi 3 vjet më parë, – tregon dj holandez, – për të më kërkuar kolonën zanore, isha i emocionuar, por edhe nervoz. Por më thanë: ‘Ke kartë të bardhë, bëje vetëm që të jetë një pjesë euforike dhe që të argëtojë njerëzit, jemi të sigurt që do të krijosh diçka që do ta ndezë atmosferën e turneut’”. Turne që do të ketë edhe ngjyrat portokalli. “Kush fiton? Holanda”, – shton Garrix.

Bono Vox, Dj Garrix dhe “The Edge”. Gazeta Si, 14 maj 2021

“Kujtoja tingullin e Bono dhe “The Edge” dhe më dukej e pamundur për t’u arritur. Por stafi im dhe UEFA më thanë se është e pamundur vetëm kur nuk e provon. Kur fola në telefon me Bonon, shpërtheva në një ulërimë çlirimi. Muzika i pëlqeu menjëherë, i kisha dërguar Bonos edhe propozimin tim të tekstit dhe ai më tha: ‘këtu duhet punuar pak’. Dhe e ndërroi krejtësisht… Pastaj kam punuar në fshehtësi për 3 vjet, edhe pse ndonjë fjalë kishte dalë. Ishte shumë e vështirë të mbaje sekret një gjë kaq të bukur”, – tregon më tej dj Garrix.

Pas sukseseve të eventeve të këtij kalibri, – nga Shakira te Riki Martin, nga Neli Furtado te Nanini-Benato, ka pak druajtje. “Është një sfidë e bukur, rezultati është i pabesueshëm, – vazhdon ai. – Teksti është potent: ‘Jemi njerëzit që prisnim, përtej gërmadhave të urrejtjes dhe luftës’. Pas Covid-it është edhe më aktuale”. Para pandemisë, Garrix, Bono dhe “The Edge” duhej të këndonin në Romë natën para Euro 2020. Karrierën e holandezit e ka frymëzuar pikërisht një ceremoni e një eventi sportiv. “Në Athinë 2004 pashtë Tieston (dj i parë në një event të ngjashëm) dhe thashë: dua ta bëj edhe unë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë