“Çdo qytetar ka të drejtë që të marrë pjesë në proceset demokratike të qeverisjes”. Me këto fjalë, Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përcjell një deklaratë të Departamentit të Shtetit në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.
“Në një demokraci llogaria jepet para qytetarëve. Demokracitë respektojnë shtetin e së drejtës, mbrojnë jetën dhe pronën, respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo person”, vijoj më tej mesazhi i Ambasadores së SHBA në Tiranë.
Ky mesazh i Kim mbërrin pas një darke që ajo ka zhvilluar me përfaqësuesit e Nismës Thurje, që vetëm së fundmi kanë njoftuar shndërrimin nga një lëvizje qytetare në parti politike, ndoshta me ambicien e pjesëmarrjes në zgjedhjet e prillit të 2021.
Në foton që qarkullon në internet, Kim shfaqet me në krah Pano Sokon dhe Endri Shabanin, ndërsa përballë ka Rezar Priftin dhe Rudina Hajdarin, që vetë së fundmi i është bashkuar kësaj nisme dhe në emër të kësaj nisme ka këmbëngulur edhe për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë në Këshillin Politik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje