Lajme

Djegia e mandateve, ambasadorja gjermane dhe ai i BE në zyrën e Bashës

Pas vendimit të djegies së mandateve nga opozita shqiptare, ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz po zhvillon një takim në selinë blu me kryedemokratin Basha.
Në fokus të diskutimeve mendohet të jetë pikërisht djegia e mandateve. Pas saj në zyrën e Bashës shkoi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Lidhur me këtë çështje sot do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së për vendimmarrjen finale.
Të martën, Basha priti në një takim edhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, ndërsa SHBA bënë dje deklaratën më të fortë dhe i apeloi deputetëve që të mos u binde vendimit të PD e LSI për djegien e mandateve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë