Lajme

Djegia e mandateve, LSI mblidhet në 17:00

Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 17:00 për të vendosur nëse do të digjen mandatet.
Pak pasi kryetari i PD-së njoftoi se grupi parlamentar demokrat ka votuar unanimisht në favor të propozimit të tij për dorëzimin e mandateve të deputetëve, mbajti një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi ka qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm.
Do të jetë Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me djegien e mandateve.
Ndërkohë, Kryemadhi një ditë më parë edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do mbështesë propozimin e kryedemokratit për djegien e mandateve, shkroi në një postim në “Facebook”: “Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë