Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u shfaq optimist në një mesazh përcjellë për qytetarët në faqen e tij Facebook lidhur me zgjedhjet lokale të 14 majit.
“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.
Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë”, thotë Meta
Ilir Meta do të dalë vetëm në zgjedhje.
Një ditë më parë ai prezantoi listën e këshilltarëve bashkiakë të partisë së tij, duke lënë të kuptohet qartazi se PL nuk do të dalë në koalicion me Sali Berishën.
Në bazë të Kodit, koalicion del në zgjehdje me kandidatë dhe lista këshilltarësh bashkiakë të përbashkët
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje