Futboll

“Do doja Maradonën, por ka vdekur”. Ironia e mbrapshtë e trajnerit francez

“Merkato? Do të doja të blinim Maradonën, por ka vdekur. Për fat të keq, është kështu”. Nuk është hera e parë që trajneri francez, Rajmond Domenek, bëhet protagonist me frazat e tij të pagoditura. Ish-trajneri i Francës këtë herë e ka katranosur keq, duke dashur të bëjë ironi me përgjigjen.

Fjalët e tij, duke iu referuar Maradonës, legjendës argjentinase që u nda nga jeta pak kohë më parë, kanë lënë një shije shumë të keqe, siç bën me dije “L’Equipe”. Trajneri ishte duke folur për merkaton e skuadrës që drejton, Nantës, në prag të ndeshjes së kampionatit me Montpeljenë.

Domenek, kur drejtonte Francën, dhe Anelka. Gazeta Si, 8 janar 2021

“Zhan Lukas refuzoi të vinte te ne? Nuk e di, sepse nuk e kam ndjekur këtë çështje. Tani është i Brestit dhe pikë. Kështu e ka jeta. Për mua merkatoja është një plagë, diçka që shqetëson gjithmonë një grup të tërë”, – tha më tej Domenek, i cili kthehet të drejtojë një skuadër pas një kohe të gjatë pushimi, që kur u largua nga stoli i “gjelave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë