Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë të opozitës, të cilët janë përjashtuar për shkak të bllokimit të punimeve në Kuvend, u është ndaluar hyrja në godinën e Kryesisë. Mësohet se Garda deri më tani ka një urdhër që këta deputetë të mos i lejojë të futen në godinë.
“Kush e ka dhënë urdhrin? Për çfarë rrini atje, shko merr shkresën, kush na ndalon?”, thotë Bardhi dhe Vokshi.
“…Deputetët nuk mund të ndalohen të mblidhen në grupin e tyre. Kjo që bën Edi Rama, është akti më i shëmtuar, më i paprecedent. Të kërkon kohën kur dajo i tij kërkonte të fuste tanket dhe ushtrinë në protestën e studentëve. Kjo është fytyra më e turpshme e këtij institucioni, që në vend që të mbrojë interesat e qytetarëve, mbron interesat kriminale të Edi Ramës dhe bandës së tij. Ju nuk mund të bllokoni deputetët të shkojnë në zyrat e tyre. Ky Kuvend kaloi në klandestinitet. U bëj thirrje qytetarëve që të kuptojnë se cili është regjimi i Edi Ramës sot. U mbyll dyert deputetëve për të kaluar në zyrat e tyre, ndërsa deputetët e vet i kalon në klandestinitet në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën” tha Berisha në pjesën e brendshme të oborrit të kryesisë së Kuvendit.
Ndërkohë Flamur Noka ka kaluar kangjellat e portës së madhe të kryesisë së Kuvendit ne përpjekje për të kaluar brenda oborrit.

Deputeti tjetër Saimir Korreshi bëri të njëjtin tentativë por nuk mundi të kalojë dot gardhin.
Ndër deputetët që ndalohen te hyjnë është edhe deputeti Ervin Salianji i cili u përjashtua se fundmi nga Sekretariati i Etikës.
Deputeti Dashnor Sula (që nuk është i përjashtuar) kërkoi të futet në Kuvend për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, por nuk po lejohej as ai nga Garda, pasi të pranishëm ishin edhe deputetët të tjerë që janë përjashtuar me 10 ditë







“Hapni derën se latë nam. Është turp. Deri në këtë pikë s’ma kishte marrë mendja që do kishim arrit. S’po kërkojmë të na japin 100 mln euro. Po kërkojmë të na fusin në mbledhje.
Të premten, të nderuar anëtarë iu njoftoj se të hënën më datë 6 nëntor, ora 11:00, Komisioni do zhvillojë mbledhjen në sallën për komisionin e Ligjeve. Hape diktatura derën e diktaturës. Turp të keni, lëpiheni për një rrogë. Turp të keni. E shkatërruat Shqipërinë, kanë ikni të gjithë. Bëjini fresk pushtetit. Turp të keni”, iu drejtua Sula, Gardës
Pas disa debatesh dhe ngritje zëri, Garda është detyruar që t’i lejojë të futen në kryesinë e Kuvendit, por vetëm ata që nuk janë të përjashtuar. Gazment Bardhi njeri prej te përjashtuarve tha pas kangjellave per mediat se, po shkelej ligji.

Ndërkohë, deputetet e tjere te perjashtuar Bl;edion Nallbati dhe Ervin Salianji jane futur nga dritarja e katit te pare te ndihmuar nga deputetet Xhelal Mziu dhe Saimir Korreshi. Nga dritarja është futur edhe Flamur Noka i cili më herët u fut nga kangjellat e kryesise dhe doli nga dera.
“Ishte akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet, asgjë nuk ndalohet, por dhe për të treguar banalitetin e agresionit që bën qeveria me gardën që për të shkuar në vendin e punës deputetëve u duhet të hyjnë nga dritaret. Ndodhi ndonjë gjë? Patë gjë ju? S’ka sens të ndalohet deputeti. Ishte një show i PS që të tregonte se ka forcë”, tha Salianji për mediat i cili më vonë doli nga dera e kryesisë së Kuvendit.




E hëna ka nisur me një agjendë të ngjeshur në Kuvendin e Shqipërisë.




Berisha foli sërish nga dritarja e kryesisë së Kuvendit:
“Ne kemi mbledhjen e grupit parlamentar, deputetët ja ku janë, nuk lejohet kryetari i grupit me ardhë në mbledhje. Histori më të turpshme nuk ka. Por e garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillimi.
Deputetët dhe populli opozitar nuk tërhiqen, por ti po tregon fytyrën dhe moralin tënd të vërtetë si pasardhës i xhelatëve të dikurshëm të popullit shqiptar.
Kështu po sillesh me parlamentin. Pasojat do bien mbi ty, zemërimi i shqiptarëve do bjerë mbi ty.
Turp, 1 mijë herë turp!”.
Në rendin e ditës janë parashikuar 5 komisione parlamentare, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
Edhe javës që kaloi Gazment Bardhi deklaroi se pati një tentative nga Grada që të mos lejohej të futen në kryesinë e Kuvendit kur kishte thirrur mbledhjen e grupit. Bardhi u shpreh se një situatë e tillë ishte jo ligjore pasi ai po shkonte ne zyrën e tij të punës dhe jo nepër komisione.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje