Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Parandalimi” ka vënë në pranga një 30-vjeçar banues në Katund i Ri.
Policia thotë se në pranga është vënë Eluar Thaçi, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular.
Sipas autoriteteve këto mina do të shiteshin kundrejt shumës 6000 Euro. Arrestimi i tij është bërë në vendin e quajtur “Muzeu”, ku është kapur në flagrancë.
Policia sqaron se tashmë po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Mbi të riun rëndojnë akuzat mbi veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje