Një ditë pasi Belind Këlliçi njoftoi zyrtarisht dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së, kryesia e këtij forumi ka shpallur zgjedhjet.
Ky është një proces që do të bëhet paralel me atë të nisur më herët nga Partia Demokratike.
Pak ditë më parë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha autorizoi ngritjen e nje grupi pune për zgjedhjet ne FRPD.

Paralelisht organet zyrtare të FRPD kanë hapur procesin e anëtarësimeve të reja për periudhën 15 nëntor deri në 20 shkurt të 2022.
Kryesia ka vendosur të përpilohet një listë e anëtarësisë së FRPD me të drejtë vote, jo më parë se 30 ditë nga mbyllja e procesit të anëtarësimeve.
Kalendari zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri në nivel dege dhe qendror duhet të jetë hartuar jo më vonë se më 30 mars 2022.
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari është autorizuar që të ngrejë grupin e punës që do të drejtojë procesin e anëtarësimeve të reja në forum, si dhe për të ngritur Komisionin Zgjedhor Qendror të FRPD.
Si Muçollari ashtu edhe Këlliçi iu bashkuan takimit të Sali Berishës me të rinjtë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje