Politike

Dokumenti/ PD ankimon vendimin: Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ s’duhet të regjistrohet

Partia Demokratike nuk heq dorë nga kërkesa e saj për të mor regjistruar këto zgjedhje kandidatët e primares të Sali Berishës. Ajo ka depozituar këtë të shtunë në KQZ një ankimim përmes të cilit kërkon shfuqizimin e vendimit për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Juristi i PD, Marash Logu ka depozituar kërkesën për rrëzimin e koalicionit duke parashtruar pak a shumë argumentet e paraqitura edhe para kryekomisionerit Ilirjan Celibashi.

Dokumenti i ankeses se PD per koalicionin e Berishes

Sipas arsyetimit ligjor të PD-së, “në përmbajtje të kërkesës dhe marrëveshjes ka referenca të qarta ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila për asnjë moment dhe në asnjë rast nuk ka shprehur vullnetin apo dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni të tillë”.

“Komisioneri ka vendosur pranimin e kërkesës dhe regjistrimin e saj, duke ndërhyrë dhe duke ndryshuar vullnetin e kërkuesit.

Pra ndryshe nga sa thuhej në kërkesë për subjektet pjesëmarrëse në koalicion, Komisioneri ka vendosur regjistrimin e një koalicioni vetëm me dy prej tyre, duke vepruar në fakt në tejkalim të kompetencave të tij. Ligji zgjedhor autorizojnë Komisionerin vetëm të vendosë pranimin ose rrëzimin e një kërkese, jo të ndërhyjë në përmbajtjen e saj apo të marrëveshjes së koalicionit”, thuhet në ankesën e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë