Politike

Dolën 6 me 5 për PS, Salianji: Në Korçë, PD rikuperoi 7000 vota

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës Ervin Salianji në një deklaratë për mediat në përfundim të procesit të numërimit të votave që i dhanë 6 mandate deputetësh PS-së dhe 5 PD-së, tha se PD në këtë qark ka një rikuperim me 7000 vota.

“Nuk jam pas përfundimit të procesit të numërimit, as i gëzuar e sa i lumtur por jam mirënjohës për votat e mbështetjen masive të të rinjve në qark të cilët në një klimë represioni, presioni nga shpërdoruesit e pushtetit që paguhet me taksat e qytetarëve në Korçë duke përdorur edhe elementë të policisë së shtetit, të shit blerjes së votave, e çdo forme tjetër të intimidimit me mbështetjen kemi rikuperuar më shumë se 7000 vota në qytetin e Korçës.

Kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, do të donim më shumë, kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi brenda pritshmërive dhe përtej pritshmërive që kishim vendosur”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë