Presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump janë infektuar nga Covid dhe janë vendosur në karantinë.
Ka qenë vetë Presidenti që e ka dhënë këtë lajm përmes Twitter. Ai thotë se një prej këshilltareve të tij më të ngushta rezultoi më parë pozitive.
Pas kësaj, Trump tha se ai dhe Melania u vunë në pritje të rezultatit të testit, që rezultoi pozitiv, ndërkohë që kanë nisur periudhën e karantinës.
Këshilltarja e Trump, 31-vjeçarja Hope Hicks rezultoi më herët pozitive me Covid. Ajo udhëtoi me Presidentin në “Air Force One” këtë javë për në Ohajo, ku Trump mori pjesë në një debat televiziv.
Shtëpia e Bardhë lëshoi një njoftim nga mjeku i presidentit 74-vjeçar, Dr. Sean Conley, duke konfirmuar testet pozitive për çiftin Trump.
“Presidenti dhe Zonja e Parë janë mirë aktualisht dhe ata planifikojnë të qëndrojnë në shtëpi brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë procesit të kurimit”, tha zoti Conley.
Ai shtoi se ai pret që presidenti “të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa telashe ndërsa shërohet, dhe unë do t’ju mbaj të informuar për çdo zhvillim të ardhshëm”.
Zonja Melania Trump shkroi në Twitter se “siç kanë bërë shumë amerikanë këtë vit, presidenti dhe unë jemi në karantinë në shtëpi pasi dolëm pozitiv për COVID-19. Po ndihemi mirë dhe unë i kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme. Ju lutemi sigurohuni që po qëndroni të mbrojtur dhe të gjithë do ta kalojmë së bashku”.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, të gjitha ngjarjet politike të presidenti Trump për të ardhmen e afërt u anuluan. Lajmi duket se do të pushojë edhe fushatën presidenciale të presidenti Trump, një muaj para zgjedhjeve ku ai përballet me ish nënpresidentin Joe Biden, i cili kryeson në anketat kombëtare.
Presidenti Trump, i cili për muaj me radhë kishte minimizuar seriozitetin e koronavirusit, të enjten në mbrëmje konfirmoi gjatë një interviste telefonike në Fox Neës se ai dhe zonja e parë ishin testuar pasi një nga ndihmëset e tij, Hope Hicks, u konfirmua të ishte e infektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje