Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i nominuar për postin e ndihmës sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore nga Presidenti Joe Biden, doli të mërkurën para Komisionit të Jashtëm të Senatit.
Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.
“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.
Ai premtoi që të punojë ngushtë edhe me Indinë si prodhues i 60% nga vaksinat në botë, për t’i dhënë fund pandemisë shkatërruese të COVID-19. Pas dëgjesës, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati.
Që prej 2018, ambasadori Lu është ambasador në Republikën e Kirgistani.
Gjatë karrierës së tij, ambasadori Lu kishte poste në Indi, Azerbajxhan, Gjeorgji dhe Pakistan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje