Bota

Donald Trump mbërrin në Nju Jork, sot seanca gjyqësore për çështjen ‘Stormy Daniels’

Gazeta Si – Donald Trump përgatitet të paraqitet në Gjykatën e Manhattanit për hetimin mbi pagesat e tij të supozuara për yllin e pornos, Stormy Daniels.

Ish-presidenti amerikan, i cili zbarkoi në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut pak pas orës 21:00 (me atë europiane) të hënën, nuk do prangoset, por do të jetë i mbrojtur nga siguria për shkak të rolit të tij.

Trump në orën 14:15 me orën lokale (20:15 shqiptare), duhet të dalë para gjyqtarit Juan Merchan, i cili ka bërë të ditur se do të lejojë fotografët të hyjnë në sallën e gjyqit, por jo kamerat. Trump i ka cilësuar akuzat një gjueti shtrigash, edhe pse ato mbeten për t’u zbuluar pasditen e së martës.

Pas paraqitjes në prokurori, ish-presidenti do të kthehet në Florida, ku do të mbajë një konferencë shtypi në orën 20:15 me orën lokale (02:15 me orën shqiptare).

Menjëherë pas uljes në Nju Jork, manjati qëndroi gjatë natës në apartamentin nën çati të kullës Trump në Avenue 5.

Zona ishte e blinduar nga policia dhe kontrollohej ajri edhe me përdorimin e disa helikopterëve.

Ndërsa Trump nuk është fajësuar, ai shkroi në mediat sociale të premten se Merchan “më urren” dhe gjithashtu sulmoi Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

Përpara se të takohet me gjyqtarin, Trump do t’i merren gjurmët e gishtave dhe do t’i bëhet një fotografi, ndërsa hetuesit do të verifikojnë dokumentet për arrestimin e tij të mundshëm.

Pas daljes në prokurori, e cila do të përfundojë me lirimin e tij në pritje të gjyqit, ish-presidenti do të rikthehet në Florida.

Gjykatësi Juan Merchan do të lejojë fotografët të hyjnë në sallën e gjyqit, por do të ndalojë kamerat të filmojnë seancën e Donald Trump.

Fotografët do të lejohen në korridore, por do të mund të bëjnë fotografi vetëm në sallën e gjyqit përpara seancës.

Kështu raportojnë mediat amerikane. Avokatët e ish-presidentit ishin shprehur kundër kamerave për të mos lejuar që seanca të shndërrohej në cirk.

“Nju Jorku është gjithmonë gati, policia është gjithmonë gati. Nuk ka kërcënime specifike të besueshme. Të gjithë mund të vazhdojnë me punët e tyre normale”. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, në funksion të ardhjes së Trump.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë