Bota

Donald Trump padit ‘NYT’ dhe mbesën e tij për një raport mbi taksat

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, paditi mbesën e tij, Mary Trump dhe gazetën prestigjioze amerikane “New York Times” për një raport të vitit 2018 mbi gjendjen e tij financiare dhe fiskale.

Akuza është se ata janë “të përfshirë në një komplot tinëzar” për të fituar qasje në dokumente konfidenciale dhe për të vepruar në “hakmarrje personale”.

Janë denoncuar tre gazetarët – Susanne Craig, David Barstow dhe Russell Buettner – të cilët në vitin 2019 fituan Çmimin ‘Pulitzer’ pikërisht për atë reportazh bazuar në dokumentet konfidenciale fiskale dhe financiare të Trump. Dokumente që ish-presidenti nuk donte t’i bënte publike.

Nga ana tjetër, mbesa e Trump akuzohet se u ka dorëzuar gazetarëve dokumente konfidenciale.

Mary Trump, 56 vjeçe, vajza e vëllait të Donald Trump, Fred Trump Junior, shkroi një libër për manjatin vitin e kaluar (i titulluar “Si Familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”), në të cilin ajo pretendoi ishte “burimi” sekret që i kaloi gazetës informacionin financiar, përfshirë deklaratat tatimore të Fred Trump, babait të miliarderit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë