Pas largimit nga Milani, Xhanluixhi Donaruma është rrëfyer për herë të parë pas lamtumirës me kuqezinjtë në një intervistë me të përditshmen sportive italiane “Corriere dello Sport” duke deklaruar arsyet e “divorcit” me klubin që u rrit profesionalisht:
‘Nuk dua të flas për sezonin e fundit, sepse nuk do të kishte sens ditët e sotme, më mirë ndërrojmë argument. Tek Milani kam qenë prej 8 vitesh, ishte shtëpia ime. Kam përjetuar momente shumë të bukura. Milani edhe sot më emocionon…
Do të jem gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vite nuk harrohen lehtë, por duhet të ndryshosh ambjent që të rritesh dhe të bëhesh më i fortë. Kisha nevojën e një hapësire më të madhe dhe realitete të mëdha.
Mesi dhe PSG? Kur kam firmosur presidenti më ka thënë që më në fund jemi së bashku në një skuadër.
Mesi është i paparashikueshëm, kur mësova se do të largohej nga Barcelona nuk mund ta imagjinoja se do të ishim në një skuadër, kjo është skuadër prej fenomenesh.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje