Politike

Dorëheqja e Bushatit, Basha komandon Alibeajn për Shkodrën

Pas dorëheqjes së Helidon Bushatit si drejtues politik i qarkut të Shkodrës për PD-në, kryetari i demokratëve Lulzim Basha ka emëruar në vend të tij nënkryetarin e partisë, Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj nuk ka asnjë lidhje me Shkodrën e aq më shumë të ketë bërë ndonjë fushatë në këtë zonë, por Basha e justifikon komandimin e  tij me rëndësinë që ka bashkia e Shkodrës këto zgjedhje.  

“Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë