Politike

Dorëheqja e Zaev, Dimitrov: Nuk largon Shkupin nga Ballkani i Hapur

Dorëheqja e Zoran Zaev nga posti i Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk ka ngritur paqartësi politike vetëm në Shkup, por edhe në lidhje me Ballkanin e Hapur dhe angazhimit maqedonas në të ardhmen në këtë nismë.

Por, zv.Kryeministri Nikolla Dimitrov thotë se edhe në rast të ardhjes se VMRO-DPMNE-së në pushtet, nuk beson se qëndrimi i Shkupit ndaj Ballkanit të Hapur do të ndryshojë.

“Nuk shoh asnjë rrezik për të dalë jashtë. Është me rëndësi që vendi të mbetet pjesë e kësaj nisme. Është me rëndësi për zhvillimin tonë dhe të ardhmen e rajonit”, tha Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramën pas përfundimit të samitit të Beogradit.

Dimitrov e bazon këtë bindje te mbështetja, që siç tha, ka kjo nismë te qytetarët maqedonas.

“Maqedonasit duan të ecin përpara dhe kjo bëhet me bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë dhe unë besoj që në këtë rast dhe vullneti i qytetarëve është i tillë që kushdo që do të vijë në detyrë do të duhet të ecë përpara përmes bashkëpunimit me të ngushtë me fqinjët tanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë