Futboll

Dortmundi “bie” ndaj Frieburgut, Wolfsburgu merr pikët e plota në Berlin

Frieburgu i shkakton humbjen e parë Borussias së Dortmundit në këtë sezon të Bundesligës. Verdhezinjtë u ndalën 2-1 në “Dreisamstadion”, ku vendësit kaluan në epërsi që në minutën e gjashtë me Grifon, duke kushtëzuar sjelljen taktike të skuadrave në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Frieburgut, ndërsa në 8 minuta pas fillimit të fraksionit të dytë Sallai, i shërbyer nga Holer, i dha goditjen e dytë Dortmundit, që u duk se mund ta shmangte humbjen kur Keitel devijoi topin në mënyrë të pavullnetshme në portën e tij në të 59-ën.

Halaand me shokë patën 35 minuta në dispozicion për të realizuar golin e barazimit e për të synuar përmbysjen, por në minutat në vazhdim nuk pati ndryshim rezultati, me Frieburgun që u mbrojt me fanatizëm, duke siguruar fitoren e parë në kampionat, pas atij barazimi 0-0 në start në fushën e Arminias së Bielefeldit.

Merr kryesimin e Bundesligës me pikë të plota në dy ndeshje Wolfsburgu, që fitoi 2-1 në fushën e Herthas së Berlinit, e cila bëhet skuadra e parë që pëson dy humbje që në start. Lukebakio zhbllokoi rezultatin në minutën e 60-të, duke u dhënë epërsinë berlinezëve, por “Ujqërit” reaguan shpejt duke barazuar me Baku në të 70-tën, ndërsa golin e fitores për miqtë e realizoi Nmecha 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Rezultatet:

Bochum – Mainz 2-0

Eintracht Frankfurt – Augsburg     0-0   

Freiburg – Dortmund   2-1

Greuther Furth – Arminia Bielefeld          1-1

Hertha Berlin – Wolfsburg    1-2

Bayer Leverkusen – B. Monchengladbach 


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë