Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ashtu si edhe 44 deputetë të PD-së kërkoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për të hetuar takimet e kryeministrit Edi Rama me ish zyrtarin e FBI Charles McGonigal.
“Rama e trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën duke e shitur vetëm për interesa private pushteti dhe paraja. Deklaratat e tij të mbrëmshme ishin skandaloze. Kjo e bën më urgjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Kukullat e Edi Ramës të mos bëjnë më rolin e kukullave, por do e ngrenë qytetarët shqiptarë komisionin hetimor shqiptar. Është e qartë se kemi të bëjmë me veprimtari kriminale. Jam i bindur se komisioni do të ngrihet dhe Edi Rama do të largohet. Ne nuk mund të lejojmë më. Edi Rama për të shpëtuar veten nga një skandal i këtyre përmasave nuk ka dhe nuk mund të ketë rrugë tjetër. Ta zgjedhë ai me cilin çmim do të largohet”, tha Meta.
Sipas tij, Rama në deklaratat televizive të një nate më parë lidhur me çështjen McGonigal, iu shmang dhënies së llogarisë.
“Dje në mbrëmje, kryeministri aktual pasi ka bërë çdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare, po kështu vijoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e forta të tij përgjatë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali dhe duke përjashtuar veten e tij nga përgjegjësitë në këtë skandal”, tha Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje