Sport

Drama e gjimnastes Hitomi Hatakeda, bie nga paralelet dhe dëmton palcën kurrizore

Gjimnastja japoneze, Hitomi Hatakeda, është detyruar të tërhiqet nga finalet e Botërorit 2021 të gjimnastikës artistike, pas një rrëzimi dramatik gjatë stërvitjes në paralelet asimetrike. Sportistja ishte kualifikuar për në raundin e fundit, në program për nesër në Kitakyushu, por ajo ka dëmtuar palcën kurrizore dhe kolonës cervikale.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë rezonanca manjetike, sipas asaj që bën me dije “Japan Gymnastics Association”. 21-vjeçarja që garoi edhe në Lojërat Olimpike të Tokios, është në gjendje stabël aktualisht, nën kujdesin e nënës dhe trajneres Yukiko.

Gjimnastja japoneze Hatakeda. Gazeta Si, 20 tetor 2021

Të enjten sportistja do të kryejë kontrolle të tjera. Sipas atyre që kanë qenë të pranishëm në momentin e rrëzimit, Hatakeda ra me fytyrë në tokë, teksa po tentonte një Komova (një element kalimi nga paralelja e ulët në paralelen a lartë). Ajo u përplas fort mbi dysheme dhe u transportua për në spital me një barelë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë