Në xhiron e dytë të ndeshjeve në grup në kualifikueset e Botërorit 2022, skuadrat e mëdha europiane kanë bërë detyrën. Italia, Gjermania, por edhe Franca dhe Spanja, kanë fituar në transfertë.
Në Grupin C, Italia mundi Bullgarinë me rezultatin 0-2. Beloti me penallti dhe Lokateli shënuan golat e fitores së skuadrës së Mançinit, që pas 2 ndeshjesh kryeson grupin me pikë të plota. Katër gola të shënuar dhe asnjë i pësuar nga italianët në këto dy ndeshje. Edhe Zvicra ka 6 pikë, pasi mundi edhe Lituaninë 1-0, falë një goli të Xherdan Shaqirit. Kjo ndeshje nisi me çerek ore vonesë, pasi një portë ishte më e lartë se duhet.
Gjermania mori 3 pikët në Bukurresht, ku fitoi me golin e Gnabrit. Jo vetëm që nuk fituan me goleadë, por në fund gjermanët rrezikuan të barazoheshin. “Pancerat” udhëheqin Grupin J me 6 pikë, pasi pak ditë më parë mundën Islandën 3-0.
Franca, pas barazimit në shtëpi me Ukrainën, fitoi 0-2 në fushën e Kazakistanit, me një gol të Dembele dhe një autogol të vendësve. Kilian Mbape humbi një penallti në këtë ndeshje. Spanja përmbysi situatën në fushën e Gjeorgjisë, ku u gjend në disavantazh, 1-0. Ferran Torres dhe Dani Olmo me një gol të shënuar në shtesë i dhanë fitoren e parë në grup Spanjës.
Në Grupin I, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Polonia dhe Hungaria fituan me të njëjtin rezultat, 3-0, përkatësisht ndaj Andorrës dhe San Marinos, kundërshtarit të radhës së kuqezinjve.
Rezultatet e ndeshjeve të dyta në grupe
Kazakistan-Francë 0-2
Shqipëri-Angli 0-2
Armeni-Islandë 2-0
Danimarkë-Moldavi 8-0
Gjeorgji-Spanjë 1-2
Austri-Ishujt Faroe 3-1
Bullgari-Itali 0-2
Izrael-Skoci 1-1
Kosovë-Suedi 0-3
Maqedonia e Veriut-Lihteinshtein 5-0
Polani-Andorra 3-0
Rumani-Gjermani 0-1
San Marino-Hungari 0-3
Zvicër-Lituani 1-0
Ukrainë-Finlandë 1-1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje