Futboll

Drejt Realit? Ronaldo thyen heshtjen: Historia ime është në muzeun e “Bernabeut”

Me një postim të gjatë në Instagram, Kristiano Ronaldo ka dalë hapur dhe ka përgënjeshtruar të gjitha zërat për një rikthim te Real Madridi.

Duke sqaruar të ardhmen e tij, futbollisti portugez ka qenë i qartë: “Më shumë sesa mungesa e respektit për mua si njeri dhe si lojtar, mënyra jo serioze me të cilën e ardhmja ime mbulohet nga mediat, është mos respektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira, – shkruan 37-vjeçari. – Historia ime te Reali është e shkruar tashmë. Po e thyej heshtjen time  për të mos lejuar që të tjerët të vazhdojnë të luajnë me emrin tim”.

Postimi i plotë i Ronaldos

“Kushdo që më njeh, e di se sa i fokusuar jam në punën time. Më pak fjalë dhe më shumë punë, kjo ka qenë motoja ime që nga fillimi i karrierës sime. Megjithatë, në dritën e gjithçkaje që është thënë dhe shkruar kohët e fundit, unë duhet të flas. Më shumë sesa mungesa e respektit ndaj meeje si njeri dhe si lojtar, mënyra joserioze me të cilën mbulohet e ardhmja ime në media, është mosrespektuese ndaj të gjitha klubeve të përfshira në këto zëra, si dhe ndaj lojtarëve të tyre dhe stafit të tyre.

Historia ime te Real Madridi është shkruar prej kohësh. Në fjalë dhe numra, në trofe, tituj dhe rekorde. Është në muzeun e stadiumit “Bernabeu” dhe është gjithashtu në mendjen e çdo tifozi të klubit. Dhe përtej asaj që kam marrë, kujtoj se në ato nëntë vjet kisha një marrëdhënie me dashuri dhe respekt të thellë për tifozët ‘merenges’, një dashuri dhe respekt që e kam ende sot dhe që gjithmonë do ta çmoj. E di që tifozët e vërtetë të Real Madridit do të vazhdojnë të më kenë në zemrat e tyre dhe unë do t’i kem ata në timen.

Përveç këtij episodi të fundit në Spanjë, ka pasur lajme dhe histori të shpeshta që më shoqërojnë me një numër të klubeve në shumë liga të ndryshme, pa u shqetësuar askush që të përpiqet të zbulojë të vërtetën. Unë po e thyej heshtjen time tani, për të thënë se nuk mund t’i lejoj njerëzit të vazhdojnë të luajnë me emrin tim. Unë qëndroj i fokusuar në karrierën dhe punën time, i përkushtuar dhe i përgatitur për të gjitha sfidat me të cilat përballem. Pjesa tjetër? Çdo gjë tjetër janë vetëm thashetheme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë