Ndonëse në numra shumë më e vogël se protesta e së enjtes, qytetarët u grumbulluan sërish këtë të hënë para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, për tragjedinë e Potamit në Himarë.
Protestuesit ftuan Kryeministrin Rama që në vend të propagandës për turizmin të shkarkojë menjëherë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse dhe ata që nuk arritën dot të mbronin jetën e Jonadës 7-vjeçare.
“Shembulli i parë që duhet të jepje do të ishte dorëheqja jote. Ministri Çuçi, drejtori i përgjithshëm i Policisë bëtë propagandë, por në fakt dështuat. Nëse ju nuk menaxhoni vartësit tuaj, si do të menaxhoni popullin. Ju duhet të jepni dorëheqjen”, thanë ata.
Protestuesit lyen me bojë të kuqe muret e Ministrisë së Brendshme, në shenjë simbolike për përgjegjësinë që ka ky institucion në lidhje me tragjedinë.























Më pas, protestuesit morën bulevardin dhe iu drejtuan Kryeministrisë. Këtu, një grup fëmijësh me pankarta në duar ku kërkohej drejtësi deri në fund për Jonadën u ulën në shkallët e institucionit.
Protesta u thirr në orën 19:00, porqytetarët e parë dolën rreth orës 19:30. Në këtë protestë nuk u shfaq as Sali Berisha dhe as Ilir Meta, siç ndodhi të enjten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje