Dy shoferë janë arrestuar në Lushnje dhe një tjetër është proceduar në Fier pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur.
Policia thotë se në Lushnje është arrestuar shtetasi Xh.H., 24 vjeç tek rrethorrotullimi i Grabianit dhe një tjetër 42-vjeçar me inicialet A. B në Golem.
Ky shtetas është kapur nga policia, duke drejtuar automjetin tip “Ford Fokus”, në gjendje të dehur.
Gjithashtu është proceduar penalisht shtetasi N.Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në qytetin e Fierit u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkolit automjetin tip “Ford”.
Kontrollet e Policisë vijojnë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje