Lajme

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, arrestohet shoferi i urbanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të martë një shofer autobusi të linjës Instituti Bujqësor -Tiranë, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur me 95 pasagjerë brenda.
Shoferi 59-vjeçar N. K. është ndaluar gjatë një prej rrugëve të këtij itinerari me autobusin që ishte plot me pasagjerë brenda dhe pas testit me aparatin testues të alkoolit të konsumuar, rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.71 mg/l.
Në këto kushte drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë për veprën penale “drejtimit i mjetit në gjendje të dehur”.

Ndalimi i tij erdhi si pasojë e ankesave të pasagjerëve për mënyrën se si sillej drejtuesi i mjetit, ndërkohë që edhe autobusi bënte lëvizje të ç’rregullta në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë