Politike

Drejtues i PD në Fushë-Krujë prej dekadash, Sabah Stafuka dorëhiqet: Nuk po bashkohemi dot

Kryetari i degës së Partisë Demokratike së Fushë Krujës së ngritur nga Berisha, Sabah Stafuka ka dhënë dorëheqjen. Stafuka në fakt ka qenë drejtues dege i PD  prej dekadash në krye të kësaj dege.

Stafuka ishte pozicionuar me Rithemelimin e Sali Berishës. Mësohet se largimi i tij mund të ketë lidhje me kandidatin e primareve për këtë bashki Agron Loka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Stafuka shkruan se ky vendim ka qenë i vështirë

“Të nderuar demokrat të Krujës, Fushe-Krujës, Niklës,Thumanës, Bubqit, Malësisë.

Dua të shpreh falenderimin për të gjithë ju që kam bashkëpunuar në kohët më të vështira të drejtimit te PD që nga viti 1991 deri sot dhe kurrë nuk jam tradhtuar dhe kurrë nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetëm një marrëdhënie-Sinqeriteti dhe Besimi.

Sot dua t’ju them se kam dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të PD në Degën Fushë- Krujë.

Ky ishte vendimi im më i vështirë që kam marre në jetë, por kur marrëdhënia dhe bashkëjetesa partiake nuk shkon në favor të bashkimit dhe qëllimit të fitores, e gjykoj të arsyeshme që duhet të bëj një hap pas sepse demokratet meritojnë më shumë”, shkruan Sabah Stafuka


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë