Ka ndodhur

Drejtuesi humb kontrollin, makina përmbyset në qendër të Vlorës

Gazeta Si – Një aksident është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

Një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys.

Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor.

Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.

Dëmet materiale në vendngjarje janë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë