Shije e shkëlqyer e mikpritjes”. Kështu e cilëson Edi Rama pritjen në drekën që organizoi homologu i tij grek Mitsotakis në shtëpinë e tij për nder të kreut të ekzekutivit shqiptar.
Edi Rama në një postim në rrjetet sociale thekson se në tryezë gjatë drekës është diskutuar për situatën nga koronavirusi, marrëdhëniet mes dy vedeve dhe vullnetin e plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej.
“Falenderues për shijen e shkëlqyer të mikpritjes në shtëpinë e kryeministrit Mitsotakis, ku bëmë një bilanc të situatës me Covidin, marrëdhënies mes dy vendeve tona dhe problematikave rajonale!
Vullnet i plotë për ta zhvilluar bashkarisht më tej këtë marrëdhënie strategjike” shkruan Edi Rama.
Kryeministri shqiptar u nis në Greqi sapo bëri një vizitë zyrtare në Ankara për dy ditë, ku u prit, ndër të tjera nga Tajip Erdogan me një ceremoni të veçantë. Edi Rama kishte një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm grek, Dendias para udhëtimit të tij në Turqi dhe u kthye nga Athina menjëherë pas këtij udhëtimi.
Kjo është vizita e parë e Edi Ramës në kryeqytetin grek pas marrëveshjes së tij me Dendias tetorin e kaluar që Shqipëria dhe Greqia të shkojnë në Hagë për të zgjidhur çështjen e caktimit të kufirit detar. Kjo marrëveshje u pa nga Greqia jashtëzakonisht e rëndësishme pasi “ajo është dëshmi e synimeve të Athinës për të zgjidhur mosmarrëveshjet bilaterale sipas ligjit ndërkombëtar, një mesazh i qartë për Ankaranë” shkruajnë mediat greke.
Vizita po ndodh në mes të pandemisë dhe “Shqipëria ka nevojë për ndihmë nga BE për një numër të mjaftueshëm vaksinash. Komisioni ka thënë se do të ndihmojë vendet e treta në këtë pikë dhe fakti që Mitsotakis do të vizitojë Portugalinë, e cila mban presidencën e BE këtë 6 mujor, javën e ardhshme, pritet të punojë në atë drejtim” theksojnë mediat në vendin fqinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje