Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka vizituar Tiranën zyrtarisht për herë të parë ku është takuar me të gjithë aktorët kryesorë të politikës.
Abazoviç ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
Në njoftimin e Presidencës thuhet se në këtë takim me zv.Kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Presidenti Meta “shprehu dëshirën, që bashkëpunimi i mirë, që ekziston midis dy vendeve tona, të përshpejtohet dhe të thellohet më tej në të gjitha fushat, duke patur si objektiv parësor ndërlidhjen gjithnjë e më të mirë mes qytetarëve në të dy anët e kufirit”.
“Kreu i Shtetit shqiptar theksoi se partneriteti në NATO duhet të frymëzojë marrëdhënie më të ngushta dhe të afërta ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe se të dy Qeveritë i kanë të gjitha mundësitë ta modelojnë këtë bashkëpunim në përçim të vlerave më të mira të Aleancës”, vijon Presidenca.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkurtimisht përmes rrjeteve socicale, ku Dritan Abazoviç e cilëson si mik të vjetër me të cilin pati dakordësi në çdo pikë.
Ky është takimi i parë zyrtar i Edi Ramës me Dritan Abazoviç. Ky i fundit e kritikoi Kryeministrin e Shqipërisë për mesazhin që dha para zgjedhjeve të fundit parlamentare në mbështetje të partisë së Presidentit Milo Gjukanoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje