Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dritan Shano, që nuk u pëfshi në listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit tha në një prononcim për mediat se ndryshimet e propozuara nga Lulzim Basha për statutin e partisë janë thjesht rregullime ortografike.
“Ndryshime ortografike dhe sintaksore, pra duket sikur shpërndajnë më tepër begenisje dhe akses për disa pozicione të caktuara, por nuk sjellin një gjë të re. Një xhiro boshe jo për atë nevojë që ka PD për të ndryshuar. Gara për kreun e PD filloi me disavantazh, kur dikush hyn si kryetar partie e fillon garën 90 metra para, debatet publike nuk u pranuan, ato që ne ia kërkojmë palës tjetër nuk u pranuan.
Këshilli dhe Kryesia janë mbledhur shumë pak, këto institucionet duet që formulonin politika, strategji apo të vendosnin për aleancat para dhe pas zgjedhore. PD ka nevojë për njerëz që e çojnë drejt fitores…
Basha nuk ka demonstruar ndonjë dëshirë për të ndryshuar, nuk pati reflektim se çfarë kam bërë unë keq që të reflektojë. Ky nuk është një lajm i mirë as për mua dhe as për demokratët që donin të vinin në pushtet…”, tha Shano për “Report Tv”
Ndryshe, ai komenton paketën e propozuar nga Fatbardh Kadilli.
“Kadilli ishte i vetmi që propozoi gjëra… Nuk kam asgjë personale me Bashën, por kur nuk e sjell partinë në pushtet, bën valixhet gati dhe ikën. Dallimi mes propozimit që bën Basha dhe Kadilli, janë si nata me ditën. Te Kadilli kemi një kërkesë për të ndryshuar rrënjësisht PD që në qelizë, e kthen PD në origjinë, prek pika lënduese për PD që duhet të ishte forca më moderne…”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje