Mbrojtja para Komisionit të Ekonomisë dhe Financave e marrëveshjes së huasë prej 70 milionë eurosh që OSHEE kërkon të marrë nga BERZh nuk shkoi ashtu siç duhet.
Në momentin kur drejtori i OSHEE, Ardian Çela po raportonte mbi reduktimin e shkëputjeve të energjisë për shkak të defekteve dhe performancën e shoqërisë që drejton, ndodhi ajo që pritej më pak…dritat ikën edhe në Kryesinë e Kuvendit.
Episodi shkaktoi të qeshura në sallë, përfshirë edhe të vetë drejtorit të OSHEE. Për ta “pasur” kujtim këtë moment, deputeti i PD, Arbi Agalliu vendosi që të shkrepë një foto.
Fotoja zemëroi ministren e Energjitikës, Belinda Balluku, që ndodhej në krah të drejtorit të OSHEE. Ajo e cilësoi joetik gjestin e deputetit të PD. Kjo ndezi debatet mes palëve dhe detyroi kreun e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpriste seancën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje