Lajme

Drogë e armë, 5 të arrestuar në Lushnjë dhe babë e bir në Fier

Policia e Durrësit ka finalizuar një operacion antidrogë që ka çuar në arrestimin e 5 personave që janë kapur me 21 kg drogë. Ka qenë një hetim një mujor që ka çuar në realizimin e operacionit dhe personat janë kapur në stacionin e trenit në Lushnjë.
Si rezultat i operacionit policor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. Ç., 53 vjeç, G. K., 38 vjeç, I. K. 50 vjeç, R. K. 25 vjeç, L. Y., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në formë çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.
Ndërkohë, vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Po ashtu, një tjetër operacion antidrogë është finalizuar në qytetin e Fierit, duke vënë në pranga babë e bir si dhe sekuestruar drogë e armë.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A. L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).
Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale : 900 gram lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike, e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 pistoletë tip bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, me 4 pasaporta identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë