Gazeta Si – Avionët luftarakë dhe helikopterët e Koresë së Jugut u ngritën në ajër, duke gjuajtur të shtëna paralajmëruese, pasi dronët nga Koreja e Veriut shkelën hapësirën ajrore të Seulit, duke kaluar MDL (Linja e Demarkacionit Ushtarak) që ndan të dy vendet.
Sipas komandave ushtarake në Seul, avioni pa pilot u pikas mëngjesin e kësaj të hëne në qiellin e Gimpos, në perëndim të vendit.
Është hera e parë që nga viti 2017, kur një dron i Phenianit në një mision spiunazhi ra në një mal, pasi kaloi kufirin.
Në vitin 2014, një tjetër u gjet në një ishull kufitar. Forcat e Koresë së Jugut kanë bërë të ditur se janë përpjekur të rrëzojnë mjete të tilla, por rezultati i operacionit nuk është i qartë, ndërsa aeroportet e Incheon dhe Gimpos janë mbyllur si masë paraprake për rreth një orë.
Ministria e Mbrojtjes e Seulit, tha se një aeroplan sulmues ushtarak, “KA-1”, u rrëzua menjëherë, pasi u ngrit nga baza Ëonju gjatë operacionit të gjuetisë së dronëve.
Dy pilotët arritën të dilnin në kohë nga kabina dhe tani ndodhen në spital për analiza.
Regjimi i Kim Jong-un, i cili do të mbushë 40 vjeç në 2023 dhe është në pushtet që nga viti 2012, muajt e fundit ka vazhduar të “provokojë” Seulin dhe aleatët e tij, në radhë të parë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, me kërcënime të fshehta bërthamore dhe mbi të gjitha me lëshimin e raketave balistike: bilanci i vitit 2022, regjistron të paktën 90 lëshime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje