Bota

Droni godet një depo nafte në Sevastopol. Zelenski: Mbi 90% e Mariupolit i shkatërruar

Gazeta Si – Gjatë natës, sulmi nga një dron ukrainas shkaktoi një shpërthim dhe një zjarr të madh në një depo nafte në zonën Kozacha të Sevastopolit, në Krime.

Sipas burimeve lokale, një sipërfaqe e madhe prej rreth 1000 metrash katrorë është djegur, siç raporton agjencia e lajmeve “UNIAN” në Telegram. Autoritetet ruse kanë konfirmuar sulmin me dron në një zonë magazinimi karburanti në Kozacha.

Më herët, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan në Telegram, duke shpërndarë një video që krahason imazhet e qytetit para luftës dhe fotografitë e fundit satelitore të publikuara nga Google, të cilat tregojnë shkatërrimin e ndërtesave. “Mariupol. Aty dikur jetonin afro gjysmë milioni njerëz. Dhe tani nuk ka pothuajse asnjë shtëpi të paprekur. Shteti terrorist bëri gjithçka për të vrarë këtë qytet”, ka shkruar lideri ukrainas.

Sakaq, grupi “Wagner”, protagonisti i luftimeve të ashpra në Bakhmut, së shpejti mund të pushojë së ekzistuari.

Kështu tha shefi i brigadës private, Yevgeny Prigozhin, duke folur me blogerin e luftës Semyon Pegov.

Fjalët e “kuzhinierit të Putinit” janë regjistruar në një video të publikuar në rrjetet sociale, por nuk dihet nëse Prigozhin po fliste seriozisht apo po bënte shaka teksa shprehu ato fjali për shpërbërjen e milicisë së tij.

Është e sigurt se kreu i Wagner është ankuar vazhdimisht për mungesën e municioneve dhe ndihmës nga ushtria ruse. “Wagner do të pushojë së ekzistuari në një periudhë të shkurtër kohe. Ne do të bëhemi histori, asgjë për t’u shqetësuar, gjëra të tilla mund të ndodhin”, theksoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë